Rama uron Edison Memollën: Avantazh spektakolar për të gjithë skuadrën tonë

Më të fundit


ryeministri Edi Rama i ka uruar suksese Edison Memollës, i cili fitoi me një rezultat të thellë bashkinë e Rrogozhinës përballë rivalit Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Rama thotë se ky rezultat vjen si pasojë e një punë të mirëorganizuar, që ka bërë i gjithë ekipi i Partisë Socialiste të Shqipërisë.


“RROGOZHINA VETËM PËRPARA  me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste. Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”, shkruan Rama.




Skip to toolbar