Ramë Lala, i vetmi i mbijetuar niset drejt Italisë. Reuters: Djalin e shpëtoi lavatriçja

AKTUALITET


Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit Ramë Lala, i vetmi i mbijetuar i familjes së tij ku humbën jetën 8 persona dhe ministria e Shëndetësisë e ka nisur për mjekim të specializuar drejt Italisë. Ndërkohë për historinë e tij të dhimbshme, për dramën familjare ka shkruar edhe prestigjiozja Reuters,  ku tregon sesi 17-vjeçari shpëtoi nga rrënojat pas shumë orësh kërkimesh.

Sipas Reuters 17-vjeçarin e ka ruajtur lavatriçja, pasi struktura metalike e saj ka  krijuar hapësirë sa për t’i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit. Blloqet e inerteve të rëna sipër lavatriçes, i kanë bllokuar çdo mundësi dalje Ramë Lalës, por fatmirësisht nuk e kanë shtypur.


Familjarët që humbën jetën janë:

Ilir Lala (Ishte i paralizuar prej vitesh)

Marjeta Lala (Nëna e katër fëmijëve)

Emilio Lala 6 vjeç (Djali i Marjeta Lalës)

Dionis dhe Dionisa lala (Binjakët e Marjeta Lalës)

Amelia Lala 9 vjeç (Vajza e Marjeta Lalës)

Griselda Lala 22 vjeç (Motra e Ramë Lalës)

Sadete lala 78 vjeç (gjyshja)




Skip to toolbar