Bashkia Tiranë ka nxjerrë raportet e para të dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit në pallate dhe shtëpi banimi në kryeqytet. Sipas drejtorit të Emergjencave në Bashkinë e Tiranës, deri tani janë 140 pallate të pabanuara në kryeqytet.
“Kanë mbërritur aktet e para të konstatimit zyrtarisht. Për sa i përket dëmeve në pallat janë ndarë në tre kategori. Për ato që kemi vërtetim që nuk ka dëme në strukturë kemi filluar proces evidentimi për nevojat dhe riparimet. Dëmet e mesme do të marrin një sy të specializuar dhe pastaj riparimi. Për ato të rënda do të vendoset nëse pallatet do të rrinë në këmbë apo do të shemben”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile në Bashkinë tiranë, Erind Bejko.
Pas mbylljes së raporteve përfundimtare, Bashkia e Tiranës thotë se do të nisë puna për riparimet e dëmeve të lehta në objektet që nuk kanë pësuar dëmtime në strukturë.