Reagon avokati i Berishës: Pronat i janë sekuestruar me kohë. Ka një bar me qira dhe një autobot nafte për anijet

AKTUALITET


Pas formularit të dërguar nga OFL-ja për Lulzim Berishën ka reaguar avokati i tij Detar Hysi duke deklaruar se klienti i tij ka vetëm një bar kafe me qira dhe një autobot që shpërndan naftën për anijet, pasi të tjerat i ka sekuestruar shteti. Sa i përket familjes, ai thotë se motrës së Berishës, ia ka kthyer pronat gjykata e Lartë.

“Klienti im nuk ka çfarë pasurish të deklarojë i kanë sekuestruar krimet me kohë. Lulzim Berisha ka një bar kafe me qira dhe një autobot që shpërndan naftën për anijet. Pronat e të motrës së Lulzim Berishës i ka kthyer gjykata e Larte. Lulzim Berisha është një qytetar i lirë që respekton ligjet, paguan tatimet. Të gjitha pronat e Lulzim Berishës kanë kaluar në favor të shtetit me vendim të gjykatës së Lartë”, shotë avokati i tij.


OFL deklaroi sot se i ka nisur kërkesën me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Adria”, Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Berisha, në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht.Si subjekt i Ligjit Special, përgjigja me shkrim duhet dhënë brenda 48 orësh, ndaj të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.




Skip to toolbar