Debati në Real Story: Reforma zgjedhore, me dy apo tre pole politike?

POLITIKË


Debati në Real Story ka ngritur tonet kur të ftuarit e Sokol Ballës kanë diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe rolin e forcave politike për të arritur një pakt mes tyre. Ndërsa Agron Gjekmarkaj dhe Fahri Balliu ngrejnë tezën se reforma zgjedhore bëhet vetëm mes dy forcave politike, mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare, kjo është hedhur poshtë nga analisti Arian Vasjari, i cili thotë se nuk mund të shmanget opozita parlamentare. Kjo ka sjellë reagimin e Gjekmarkajt, i cili ka këmbëngulur se ajo nuk asnjë rol në këtë reformë.

Gjatë këtij debati, duke marrë shkas nga sjellja e zbutur e opozitës jashtëparlamentare, Vasjari ka komentuar mbi qëndrimin e Bashës, i cili është për një sistem mazhoritar. “Duhet të kemi parasysh se nëse do të ndryshohet sistemi, kjo sjell padyshim ndryshime kushtetuese. Por për të ndryshuar Kushtetutën ka vetëm një rrugë, nëpërmjet votimit në Parlament. Unë nuk njoh ndonjë rrugë tjetër. Pra, Basha duhet të ketë edhe aprovimin e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit, duke qenë se nuk ka vota në Kuvend dhe i duhen votat e atyre”, ka deklaruar Vasjari. Por këtu ka ndërhyrë Gjekmarkaj, i cili ka deklaruar se ata nuk kanë asnjë rol në këtë reformë, por Vasjari ka këmbëngul sesa do të jemi kundër moralit të tyre, kjo është e pashmangshme dhe kjo mund të kuptohet edhe nga faktorizimi që i bëjnë ndërkombëtarët, të cilët nuk i kanë shmangur në asnjë moment. “Për mua janë të tria palët”, tha Vasjari, por që Gjekmarkaj kërkoi të mos i faktorizojë, pasi ata nuk kanë asnjë votë në popull. “Nuk mund të kenë vëmendjen time në këtë studio” tha Gjekmarkaj, i cili u mbështet edhe nga Balliu, i cili shtoi se “as dreqit nuk do i duhen ata”. Por Vasjari kundërshtoi se pa votën e tyre nuk arrihen ndryshimet kushtetuese, pa votën e tyre mund të arrihen vetëm ndryshime të thjeshta, por që këto nuk përbëjnë reformën zgjedhore.


Po ashtu, analistët Agron Gjekmarkaj dhe Arjan Vasjari janë përplasur edhe për shtetin e së drejtës, ku Gjekmarkaj është shprehur skeptik për hetimet dhe respektimin e Kodit Penal, kur në drejtim është Ina Rama, ndërsa Vasjari ka kundërshtuar duke deklaruar se shpresa e vetme është respektimi i Kodit Penal.

Kur Gjekmarkaj u shpreh se Shqipëria është një sistem ku një njeri si Edi Rama ka marrë të gjitha pushtetet. Vasjari kundërshtoi duke përmendur se vetëm ligji mund të dalë mbi sistemin. “Unë them se jemi në një rrugëtim që nuk gjen rrugë-dalje, sepse nuk gjejmë gjuhën e përbashkët. Daniel Server thotë se duhet të marrësh në sistem, edhe kur ai është i gabuar. Është vetëm ligji, Agron. Vullneti politik është, por nëse nuk bëjmë pakt, që vetëm ligji ta zgjidhë”, tha Vasjari.




Skip to toolbar