Regjistrohet viktima më e re me COVID-19. Ndërron jetë 34-vjeçarja në Infektiv

CORONAVIRUS


Një tjetër humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv. Viktima ishte vetëm 34 vjece tha ministria e Shëndetësisë.

Ajo ishte e shtruar në gjendje të rëndë në spital prej disa ditësh dhe e intubuar.


Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës”, tha ministria




Skip to toolbar