Rezoluta antikorrupsion/ Bardhi: E panevojshme, do të abstenojmë duke mos marrë pjesë në votim

Më të fundit


Gazement Bardhi tha se ai dhe grupi i tij në Kuvend do të abestenojnë duke mos marrë pjesë në votimin në Kuvend për rezolutën antikorrupsion.

“Kuvendi nuk ka nevojë t’I thotë vetes me shkrim që është ndërgjegjësuar se duhet luftuar korrupsioni. Kush është I ndërgjegjshëm për këtë s ka nevojë t’ia pohojë vetes as me shkrim dhe as me zë të lartë. Mjafton, ta bëni pjesë të përditshmërisë tuaj, gjatë ushtrimit të funksionit, të punoni cdo ditë për këtë, të tregoni shembullin personal, të ngrini zërin ndaj aferave korruptive.


Ne këtë kemi bërë, dhe do vijojmë ta bëjmë pa qenë nevoja t’ia themi vetes para pasqyrës, dhe as për të bërë propagandë me këtë cështje. Ndaj ju konfirmoj se ne e cmojmë të panevojshme miratimin e një resolute për ti caktuar vetes axhendën apo se cfarë duhet të bëjmë. Ndaj do të abstenojmë duke mos marrë pjesë në votim.” u shpreh Bardhi.




Skip to toolbar