“Valëvisni foton e shëmtuar të një personi nongrata”, Balla thumbon opozitën në Kuvend

Më të fundit


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka thumbuar opozitën ndërsa u shpreh se teksa në Kuvend diskutohet projektrezoluta anti-korrupsion, ata valëvisin në sallën e Parlamentit “foton e shëmtuar të një personi nongrata”.

Ministri Balla deklaroi se në karriget e sallës së Kuvendit nuk mund të ketë as politikanë të paprekshëm dhe as të fortë. Ndërsa iu drejtua deputetëve të opozitës duke thënë se “disa prej jush janë ende të kohë të ndajnë veten nga epoka e vjetër”.


“Kuvendi është thirrur në një seancë të rrallë, ndërsa kryeministri i vendit flet për rezolutën disa prej deputetëve valëvisin një fotografi të shëmtuar të një personi të shpallur non grata nga SHBA dhe Britani me përmbajtje akte korruptive.

Po i njëjti në atë fotografi është nën akuzë zyrtare për korrupsion nga drejtësia. Jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i një revashi të sundimit të ligjit.

Disa prej jush janë ende të kohë të ndajnë veten nga epoka e vjetër. Na duhet ta thellojmë këtë revansh të nisur duke ndarë mes njëri-tjetrit ndërgjegjësim që kjo shërben procesit të anëtarësimit në BE. Në territorin e kësaj Republike sikurse në karriget e kësaj salle nuk mund të ketë as politikanë të paprekshëm dhe as të fortë lagjesh mbi ligjin e qytetarët.”, u shpreh ministri Balla.




Skip to toolbar