Berisha lë KQZ pa pushime/ Celibashi anulon lejet për rinumërim

Më të fundit


Nga Parku Olimpik tek Fahrie Hoti në Rrugën e Kavajës. Rinumërimi i 610 301 votave të qarkut të Tiranës dhe Fierit do të nisë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në 20 ditë.  I gjithë procesi do të realizohet nga stafi i KQZ-së, ndërsa vëzhguesit e partive politike mund të monitorojnë procesin.

 “Për Tiranën, procesi i rinumërimit ka angazhuar 208 grupe numërimi ose 104 tavolina, për Fierin 46 tavolina ose 92 grupe numërimi. Shkojnë gati 150 tavolina. Kemi rreth 6 herë më pak tavolina, do na duhet 6 herë më shumë kohë, për të numëruar dhe vlerësuar votat dhe për të bërë tabelimin e rezultatit.”

Rihapja e kutive nuk do të ketë kosto shtesë. Kryekomisioneri Celibashi tha se janë kursyer rreth 2 mln euro vetëm nga kontrata me shërbimin postar për votën e diasporës, para të cilat tashmë do përdoren për rinumërimin.

“Nuk do të angazhojë fonde të tjera shtesë, KQZ s’do kërkojë fonde shestë për këtë proces, kemi kursyer fonde nga procesi i votimit nga jashtë, nga kontrata që kemi me operatorin e shërbimit postar dhe aspekte të tjera të këtij procesi dhe procesit zgjedhor më tërësi. Nëse nuk gaboj janë tek rreth 1.5-2 mln euro të kursyera vetëm për pagesën e shërbimit postar. Sikurse thashë kemi kursime edhe nga aspekte të tjera të procesit të votimit dhe brenfda vendit”

Rihapja e Kutive të Votimit po bëhet me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, të propozuar nga Partia Demokratike.  Rinumerimi mund të sjellë rikalkulim të mandateve. Në Tiranë, PD kërkon të marrë mandatin e dytë të partisë së Agron Shehaj, e cila do të fustë në kuvend edhe Ilir Alimehmetin.

Ndërsa në Fier, rezultati mund të ndryshojë për partinë e Lapajt, i cili në 11 maj, mori mbi 9000 vota. Dhe për demokratët, kjo do të thotë më shumë oksigjen për Gazmend Bardhin, i cili nuk mbrojti as listën e sigurt të deputetëve, por mori vetëm 4 mandate ndërsa socialistët 12.



Skip to toolbar