Ristani: Ramës s’i intereson goditja e ish-kryeministrit. Zgjidhja do të vijë nga Berisha

Më të fundit


Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ deklaroi se kryeministrit Edi Rama nuk i intereson goditja e Sali Berishës, për largimin e këtij të fundit nga Kuvendi.

Ristani tha se zgjidhja do të vijë vetë nga Berisha dhe se çështja e mandatit të deputetit nuk do të shkojë sipas tij në KQZ.


“Për mua as Ramës nuk i intereson që të çojë çështjen drejt KQZ, pasi e shoh se nuk i intereson goditja e Berishës apo dalja nga parlamenti. Duke parë një bashkëpunim të gjerë të këtyre njerëzve, mendoj se zgjidhja do të jetë e Berishës. Nuk shoh zgjidhje që do të vijë nga KQZ.”, tha ai.

PJESE NGA BISEDA NE STUDIO
Ristani:
 Ne duam që PD të mbijetojë dhe të bëhet më e fortë. Por, nuk bëhet dot në këto kushte që është pasi po shkon drejt një kolapsi drejt mënyrës se si po menaxhohet. Ne kërkojmë se si të jetë një parti bashkëkohore. Por edhe për shkak të halleve personale, dëshirave, po kthehet në dyqan. Po perifrazoi një fjalë tuajën; ‘është kryetari që përfiton dhe nga humbja’. Ky është halli i madh që kemi të gjithë. Në 2009, mbaruan zgjedhjet dhe PD nuk mori 71. Pastaj bëri koalicionin. Kjo është tjetër gjë, është matematikë e pushtetit. 2011 ishte për zgjedhjet në Bashki. Ajo që ndodhi problem ishte në 2017. Për shkak të orientimit të fushatës nga Basha, LSI mori aq shumë mandate.

Kadilli: Mos t’i hyjmë numrit, se Basha do të thotë se ‘mi vodhën votat’. Mosfitorja e 2009 e ktheu në kompleks për Berishën dmth, që PD nuk ja del dot PS me numra, e ktheu në psikozë. Një parti që synon pushtetin, nuk mund të hyjë në garë për të zënë vendin e dytë. Ka qenë Meta që nuk donte të hynët në koalicion me Bashën këtë herë. Kultura e vjetër largon njerëz, ndaj kësaj vuan sot PD. Ne nuk jemi vetëm partiokraci, por jemi të kryetarokracia.

Nazarko: Sot pyetet; pse ikin të gjithë nga vendi?! Unë se shoh Ramën si diktatorë, po shqiptarët ikin se nuk korrespondojnë pagat e tyre me çmimet. Nëse t’i nuk i plotëson dot këto teza, do përfundosh te gjërat banale.




Skip to toolbar