Rrëfimi prekës i vëllait të 23-vjeçares: E qëlloi kur po hante bukë

AKTUALITET


Një rrëfim i trishtë dhe prekës ai i vëllait të 23-vjeçares Sabrina Benga, e cila u ekzekutua në shtëpinë e prindërve të saj nga ish-bashkëshorti.

Armando Bengaj duke folur për mediat pas krimit të rëndë që ndodhi në familjen e tij, tregoi se e motra është qëlluar nga 31-vjeçari Elton Metaj teksa ishte duke ngrënë bukë, pasi nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga puna.


Ngjarja ndodhi tek pragu i derës. Motra sa kishte ardhur nga puna dhe kishte vajtur për të ngrënë bukë. Mamaja kishte dëgjuar derën, e kishte vënë re që nuk e kishte hapur dora ime, thjesht kishte ardhur aty. Kishte ardhur aty, ‘dil përjashta’.

Në 20 korrik kishte dalë nga burgu. Nuk e di, fajin e kanë e gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë dhe që sot bëri hatanë e madhe.

Mua më tha nusja, ai më kishte kërkuar dhe mua për të më vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste nga pas. Trimi të del përballë. Jam i tronditur.

Motra dhe mamaja ishin bashkë. Ai kishte thënë të dalë pak motra, ‘ik’ i kishte thënë ajo ‘mos e bëj më atë gjë se njëherë e bëre’ që ndodhi 10 muaj më parë që u arrestua ai për këtë.

Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri, aq sa më thanë”, rrëfeu vëllai i viktimës.




Skip to toolbar