Rrëmbeu dhe dogji gjallë dy të rinj në Berat, kapet në Gjermani shqiptari i arratisur

AKTUALITET


Policia gjermane ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç, i cili kërkohej nga interpoli pasi është i dënuar me 25 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim.

Ai akuzohet për vrasje dhe rrëmbimin e Arjan Avdullait dhe Eduart Pemës.

Dy të rinjtë u rrëmbyen, u torturuan e më pas u dogjën, njëri prej tyre i gjallë në lagjen Vakëf në Berat nga një bandë me të njëjtin emër, pjesë e së cilës ishte edhe Hajro.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 1997.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Me datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A.

Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e dënuar me 25 vite burgim.

Falë bashkëpunimit me policinë gjermane ky shtetas tashmë është në pranga dhe është bërë i mundur ekstradimi i tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin me burg.



Skip to toolbar