Rripi i Gazës/ Jordania, Egjipti dhe OKB-ja presin samitin e ndihmës humanitare

BOTA


Jordania do të presë më 11 qershor një samit ndërkombëtar për ndihmën humanitare për Rripin e Gazës, i cili është shkatërruar pas shtatë muajsh lufte midis Izraelit dhe Hamasit.

Sipas njoftimit t, qëllimi i takimit që do të organizohet në brigjet e Detit të Vdekur nga Jordania, Kombet e Bashkuara dhe Egjipti, është “të përcaktojë mjetet për të forcuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj fatkeqësisë humanitare në Rripin e Gazës“.

Në samit pritet të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive, si dhe krerët e organizatave ndërkombëtare humanitare.

Kalimi Rafah, në kufirin e Rripit të Gazës me Egjiptin, është i mbyllur dhe ndihmat humanitare hyjnë në enklavë me pikatore nga kalimi izraelit Erez. OKB-ja paralajmëron se civilët në enklavën e rrethuar palestineze janë në rrezik nga uria./abcnews.al



Skip to toolbar