Ruçi, Metës: Të vendosur të mbrojmë Kushtetutën

POLITIKË


Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka kthyer përgjigje Ilir Metës, duke i kujtuar se Parlamenti është i vendosur deri në fund që të mbrojë Kushtetutën dhe demokracinë. Këtë deklaratë kryeparlamentari Ruçi e bëri gjatë ditës ndërkombëtare të demokracisë, ku cilësoi se Kushtetuta është garanti i vetëm i demokracisë dhe Kuvendi do ta mbrojë atë pa asnjë kompromis.

Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës. Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj.” shkruan  Ruçi.

Kjo duket si një përgjigje që Ruçi i jep presidentit Meta, i cili më herët në “mbrojtje” të demokracisë foli si opozitar për “ngritje të popullit” dhe sulme e akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar si “qeverisje të pakicës.”  Pavarësisht statuseve të kreut të Shtetit në Facebook se ai gëzon një miqësi me Ruçin, duket se ky i fundit nuk ka hezituar t’i tregojë se përtej miqësisë nuk do të rrezikohet Kushtetuta e demokracia e Shqipërisë.

Presidenti Meta është në një proces hetimi nga Kuvendi për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe pritet që të marrë një vendim në muajin tetor për shkarkimin ose jo të tij.



Skip to toolbar