Zjarri rrezikon banesat në Dibër, kërkohet ndërhyrje nga ajri

AKTUALITET


Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë pyjet e Dibrës dhe Bulqizës dhe po rrezikon banesat e qytetarëve. Zjarri, i rënë prej 3 ditësh, vijon të forcohet dhe djeg gjithçka gjen para. Autoritetet kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri në mënyrë që të ndihmojnë në vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarri ka përfshirë masivin pyjor me pisha në fshatin Vlashaj të Lurës, ku deri tani ka djegur 10 ha sipërfaqe, ndërsa rrezikohen disa banesa. Në këtë rast shuarja e flakëve është e pamundur për tu bërë nga zjarrfikëset për shkak të terrenit të vështirë dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.


Një tjetër vatër zjarri ka rënë në Shupenzë, në pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë. Flakët rrezikojnë banesat, ndërsa është djegur mbi 5 ha sipërfaqe toke me pyje.




Skip to toolbar