A ndihet i tradhtuar Erion Veliaj? Kreu i Bashkisë Tiranë përgjigjet në “Real Story”

Më të fundit


Pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë Tiranë, u aludua se kryebashkiaku Erion Veliaj u tradhtua.

Veliaj i është përgjigjur këtyre aludimeve dhe pyetjeve gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ku përmendi kryeministrin duke thënë se “Edi Rama nuk është perfekt, unë jo e jo, nuk jam perfekt, dhe të gjithë nuk jemi perfekt, por hipokrit nuk jemi. Kemi thënë ky është sistemi i drejtësisë. Po them është nuk ka njeri që është 100 % i zi dhe 100% i bardhë”.


Ai foli edhe për protestën e organizuar nga opozita para bashkisë, ku tha se i duket hipokrizi, teksa shtoi “Të shkosh para bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen Ilir Meta që sot është në një kufi mes një gjendje klinike dhe një gjendje histerike. Ai nuk e di në cilën shkon në institucione penale apo shëndetësore. Të vijë Argita me stilin ala Mjaft më ‘lironi babin’, pra SPAK dhe ky Altin Rama, siç thotë Saliu, qenka burrë i poshtër kur arreston babin po me këta të bashkisë mirë ia bëri. Kjo më duket hipokrizi shumë e madhe.”

“Ajo që unë dhe kryeministri biem dakord me presje dhe në fjalë është fakti që ne kemi ndërtuar sot një Shqipëri që nuk është më si para 10 vjetëve, një Tiranë që s është më para si para 10 vjetëve dhe një drejtësi që s’është më si para 10 vjetëve, edhe një turizëm, ekonomi, apo marrëdhënie ndërkombëtare. Sot një shqiptar e ngre kokën edhe kur i vijnë turistë, edhe kur nxjerr pasaportën dhe nuk duhet të gënjejë dhe të ndihet krenar, edhe për ekipin e futbollit.

Kështu që as unë dhe as kryeministri nuk kemi pikën e kompleksit që ky vend falë lidershipit të PS është dita me natën. Dita me natën edhe te drejtësia, e vetmja gjë që po them është nuk ka njeri që është 100 % i zi dhe 100% i bardhë.

Parimi, biblik apo kuranor që thotë ta hedhë gurin e parë kush është pa mëkate. Po sot po të shikosh gurëhedhësit më të mëdhenj janë mëkatarët më të mëdhenj.

Të shkosh para bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen Ilir Meta që sot është në një kufi mes një gjendje klinike dhe një gjendje histerike. Ai nuk e di në cilën shkon në institucione penale apo shëndetësore. Të vijë Argita me stilin ala Mjaft më ‘lironi babin’, pra SPAK dhe ky Altin Rama, siç thotë Saliu, qenka burrë i poshtër kur arreston babin po me këta të bashkisë mirë ia bëri. Kjo më duket hipokrizi shumë e madhe.

Edi Rama nuk është perfekt, unë jo e jo, nuk jam perfekt, dhe të gjithë nuk jemi perfekt, por hipokrit nuk jemi. Kemi thënë ky është sistemi i drejtësisë. Ky sistem ndoshta, sa të kolaudohet do marrë kohën e vet. Nuk e di nëse zv/ministrja Voda doli e fajshme apo e pafajshme. Por pyetja është nëse ne duam të bëjmë në 2024, që kryeministri dhe kryetari i bashkisë të sillen si agjentë të sigurimit dhe që pastaj të gjithë gazetarët të sillen si SHIK-sa, kjo është një parti apo ky është një kryeministër që e mbylli Zërin e Popullit, qoftë edhe që mos t’u kujtonte njerëzve, faktin që ti në momentin që të rrëshkiste pak këmba retushoheshin nga ajo parti.

Ajo që jam duke thënë nuk është mbrojtje dhe nuk po hedh një koperturë defensive, thjesht po them për 99 punë, të mrekullueshme të këtij qyteti, qoftë edhe rruga që erdhën deri këtu, ku këta çuna janë qëlluar edhe me plumba nga zaptues të kësaj rrugë meritojnë mirënjohje. Ka një çështje që duhet sqaruar, çfarë lidhjesh kanë pasur me këtë kompaninë.

Nuk po akuzohet njeri se puna nuk është bërë, as ndonjë dëm shtetëror, pyetja është vjehrri, vjehrra, kanë pasur një lidhje? Dhe për këtë tre çunat janë në Fier, kurse në jemi këtu, në Tiranë. Dhe kjo është diferenca mes atyre që çunat e tyre nuk i çonin në paraburgim por i mbanin në paradhomë të kryeministrit.”, tha Veliaj. /abcnews.al




Skip to toolbar