Samiti i Sigurisë/ Vizita historike e Zelenskyt në Tiranë, Nazarko: Shqipëria e angazhuar cilësisht si anëtare e NATO-s

Më të fundit


Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News analisti Mentor Nazarko komentoi Samitin e Sigurisë që u mbajt në Tiranë. Pjesë e këtij Samiti ishte edhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky. Analisti Nazarko tha se Shqipëria ka kryer detyrimet e saj si anëtare e NATO-s.

“Shqipëria po kryen detyrimet i takojnë në kuadër të NATO-s. Shqipëria angazhohet cilësisht në konfliktin në Ukrainë dhe kur imagjinojmë që Serbia e furnizon Ukrainën me armë, kjo që bën Shqipëria është minimumi i mundshëm”, ka thënë Nazarko.


Ndërkohë në takimin zyrtar bilateral, Rama dhe Zelenski firmosën një traktat miqësie, që forcon dhe promovon miqësinë Shqipëri- Ukrainë. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që u rreshtuan në krah të Ukrainës kur nisi pushtimi rus.

Po ashtu, Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm dy vitet e fundit kur ishte anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e Ukrainës.




Skip to toolbar