“Seti kushton 2.4 euro, shteti paguan 17 milionë”, çfarë tha mjeku në SPAK

AKTUALITET


Mjeku Artan Koni dha dëshminë e tij pranë SPAK në lidhje me kallëzimin penal për koncensionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale. Ai tha se u tregoi prokurorëve për dyshimet e tij për korrupsion në këtë koncesion, ndërsa theksoi për gazetarët se i takon prokurorisë që të vërtetojë nëse ka apo jo korrupsion. Mjeku tha se një set kirurgjikal kushton 2.4 euro ndërsa shteti i jep koncesionarit 190 euro, dhe i gjithë koncesioni kushton 17 milionë euro në vit. Kjo sipas Artan Konit është një indicie për të dyshuar se ka korrupsion.

“Sot prokuroria më thirri si një nga kallëzuesit më shumë për të marrë detaje si janë bërë llogaritjet si ekspert fushe dhe iu sqarova mënyrën si është bërë kjo llogari. Kjo ishte deklarata që kam bërë për prokurorinë. Ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët si bëhet llogaritja në fushën e mjekësisë sa i përket sterilizimit.


Kemi dyshime se është koncesion korruptiv, mbetet ta vlerësojë prokuroria dhe cilët janë fajtorët nëse ka. Një koncesion për të cilin paguajmë 17 milionë euro në vit, ndërkohë që për një set kirurgjikal kosto është 2.4 euro. Kjo është baza që kemi ne se kemi të bëjmë me një koncesion korruptiv. Nuk kam prova të reja”, deklaroi Koni, i cili gjithashtu tha se i takon prokurorisë të llogarisë sesa është dëmi financiar që i është shkaktuar shtetit.




Skip to toolbar