Eros Grezda ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon me Rangers në Skoci, duke shënuar dy gola dhe asistuar një tjetër në kampionat.
Këto statistika nuk janë mjaftueshëm për të justifikuar 2 milionë euro, që Rangers i dha Osijekut shtatorin e kaluar për të marrë sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
Megjithatë, Grezda ka treguar në momente të caktuar se është lojtar me potencial të madh dhe mund të ndihmojë shumë skuadrën në sulm.
Dëmtimet kanë qenë faktor i rëndësishëm në rendimentin e Grezdës gjatë këtij sezoni te Rangers, çka ka bërë që futbollisti të mos aktivizohet sa duhet, për të bindur trajnerin Gerrard.
Ky i fundit ishte njeriu që bindi klubin të sillte Grezdën në “Ibrox”, duke e bërë atë futbollistin e 14-të që firmoste për Rangers verën e kaluar.
Disa prej lojtarëve si: Alfredo Morelos, Scott Arfield, Ryan Kent dhe James Tavernier, kanë pasur sezon pozotiv te skuadra e Rangers, pavarësisht se në luftën për titull nuk ia dolën.
Megjithatë, mediat skoceze, duke analizuar paraqitjen e sulmuesit shqiptar me gjithë problemet që ka pasur ai këtë sezon, besojnë se vitin e ardhshëm Grezda pritet të shpërthejë me skuadrën e Gerrard.