SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

AKTUALITET


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump firmosi dekretin për ndalimin e financimeve amerikane në mbarë botën për 90 ditë, por është tërhequr për financimet që kanë të bëjnë me ndihmat humanitare.

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë publikoi sot vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që “lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”.

Sipas ambasadës, SHBA-të kontribuojnë afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale, por shton se “amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie”.

“Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale. Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie. Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi ​​​​një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, shkruan ambasada.

Kujtojme qe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, firmosi një urdhër ekzekutiv për të rishikuar të gjitha fondet që qeveria amerikane jep për agjencitë e saj në botë. Nga ky vendim preket edhe Shqipëria.

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi dje të gjitha institucionet që preken nga kjo vendimmarrje. Konkretisht nga urdhri i Presidentit Trump preken SPAK, gjykatat, ministritë. Sipas DASH, jepen 70 miliardë USD çdo vit, amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie për çdo dollar



Skip to toolbar