“Shefi” turk, banda shqiptare, “klientët” sirianë

AKTUALITET


Policia e Elbasanit ka goditur një bandë kriminale prej tetë vetash, të cilët organizonin trafik klandestinësh sirianë, ku mes të arrestuarve është edhe një turk, i cili mendohet si kreu i grupit kriminal.

Policia tha zyrtarisht se arrestimi i tyre erdhi mbi bazën e informacioneve të grumbulluara se një grup kriminal vepronte në kufirin e gjelbërt Greqi-Shqipëri dhe Shqipëri-Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Europian. Pas këtij informacioni, në bashkëpunim me krimet e rënda, ka nisur hetimi që u finalizua me operacionin “TRANZIT”, ku si rezultat u arrestuan tetë persona për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e shtetasve te huaj nga kufiri i gjelbër me Greqinë në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi.

Sipas informacioneve, klandestinët paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: celularë, vlera monetare si dhe automjete me të cilat këta shtetas realizonin aktivitetin kriminal.




Skip to toolbar