Shembet Teatri Kombëtar. Forca të shumta policie rrethuan gjatë natës Teatrin, ndërsa fadromat nisën shembjen e tij me gjithë kundërshtimet dhe protestat e artistëve.
Policia ka shoqëruar disa prej artistësve protestues si aktori Neritan Licaj, Astrit Seranaj, Juli Emiri, Artan Manushaqe.
Policia shoqëroi edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, por është lënë e lirë më pas.
Sic duket nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, shembja ka nisur të kryhet nga pjesa ballore e Teatrit Eksperimental, ndërsa më pas është shembur edhe godina e Teatrit Kombëtar.
Kujtojmë se artistët dhe shoqëria civile të mbështetur nga opozita kanë protestuar prej gati dy vjetësh kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
