‘Shengeni Ballkanik si presion ndaj BE për negociatat? Cakaj: Shqipëria nuk funksionon me presione

AKTUALITET


Ministri për Europën dhe Politikën e Jashtme, Gent Cakaj deklaroi se Shengeni Ballkanik është zgjatim i procesit të Berlinit, të iniciuar më herët nga kancelarja gjermane Angela Merkel. 

Gjatë një interviste për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ teksa gazetari Sokol Balla e pyeti ministrin për faktin nëse “Shengeni Ballkanik” u përdor nga qeveria shqiptare për t’i bërë presion BE për të marrë ‘PO’-në për çeljen e negociatave, Cakajt tha se Shqipëria nuk i keqpërdor asetet e saj në Ballkan. 


“Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë. Të tjerat përcaktohen në platformën politike të Kosovës. Situata është me e ndërlikuar se kaq. (Shengeni Ballkanik) Çështja është se gjithçka është diskutuar në kuadër të kësaj platformë. Është zgjatim i procesit të Berlinit. Do të ndodhë ajo që parashikohej të ndodhte, fillimi rezultateve të procesit të Berlinit me ftesën e vendet të Ballkanit Perëndimor. Flas për vizionin e përgjithshëm. E vërteta është më e komplikuar se sa ajo që transmetohet në portale. Në 2014, me iniciative të kancelares Merkel, ka nisur procesi i Berlinit, që u ndërtua në dy shtylla themelore; pajtimin ndëretnik dhe ndërtimi i tregut të përbashkët rajonal, investimi shtesë i vendeve anëtarë për një arsye të vetme. Sepse sipas kancelares së Gjermanisë ka qenë e rëndësishme që të nxitet zhvillimi i rajonit si BE. Në këtë kuptim ka pasur pajtim absolut. Dhe kjo është përcaktuar dhe me strategjinë e Zgjerimit të paraqitur nga KE në 2018. Ky proces është në thelb të angazhimeve tona europiane. Shqipëria nuk funksion me presione dhe duke keqpërdorur asetet e saj në Rajon. Nëse Shqipëria është shembullore në rajon, është politika e saj dhe përputhshmëria e politikës së jashtme të vendit tonë me politikën e BE. Nga nxitja e bashkëpunimit rajonal, Shqipëria vetëm ka fituar. Pa ç’ka se ka pasur pakënaqësi të segmenteve të caktuara. Procesi i anëtarësimit në BE, nënkupton relativizimin e kufijve në Ballkan. Ka pasur një sasi të frikshme të informacionit të gabuar sa i takon këtij procesi.”, pohoi ministri.




Skip to toolbar