Sherr me armë në Patos, gardiani i burgut qëllon për vdekje dy të rinj

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në qytetin e Patosit ku si pasojë e një sherri me armë, ka mbetur një person i vdekur dhe një tjetër është plagosur por më vonë ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e poliklinikës së qytetit ku gardiani i burgut Martin Skëndaj, banues në Patos pas një sherri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi dy të rinj duke lënë të vdekur në vend Elis Kapajn, 22 vjeç, banues në Kashisht të Patosit dhe duke plagosur rëndë Manol Rrapajn, 26 vjeç, banues në Kuqa, i cili megjithëse u dërgua menjëherë në spital nuk i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë.


Autori Martin Skëndaj, me detyrë gardian burgu, pasi ka qëlluar me armë është larguar nga vendngjarja por është kapur menjëherë nga policia dhe është arrestuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj, pasi ende nuk dihet se cilat ishin shkaqet e sherrit që shënoi dy persona të vdekur.




Skip to toolbar