Shiste kanabis, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

AKTUALITET


Policia e Durrësi ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndve narkotike të llojit Cannabis Sativa. Me anë të një komunikate për shtyp, Policia e Durrësi ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi prej 22 dozash lëndë narkotike Cannabis, ndërsa ka vënë në pranga një shtetas 19 vjeç, me inicialet Xh.B.

Sipas policisë, i riu është arrestuar pas informacioneve të marra në rrugë operative. Menjëherë, strukturat e policisë janë organizuar për gjurmimin dhe ndalimin e tij, i cili është kapur në flagrancë.


Gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike Cannabis sativa të futura në qese farmaceutike gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.




Skip to toolbar