Administrata e Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Kreun e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Komandës Kibernetike në SHBA Timothy Haugh si dhe zëvendës drejtoreshën e kësaj agjencie Wendy Noble.
Lajmi është konfirmuar nga mediat Amerikane që shkruajnë se ka pasur edhe shkarkime të tjera në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
BBC dhe CNN shrkuajnë se shkarkimet erdhën pas një takimi që aktivistja e ekstremit të djathtë Laura Loomer pati të mërkurën me Presidentin Trump ku I tha atij se duhet të pushtonte disa punonjës që sipas saj nuk ishin besnik ndaj Presidentit dhe Administratës Republikane.
Laura Loomer shkroi në X se Kreu I Agjencise Kombetara te Sigurise dhe zëvëndësje e tij u shrkarkuan sepse kanë qenë të pabesë ndaj Trump.
Trump iu tha gazetarëve se kushdo që nuk është besnik në administratën e tij dhe kryen tradhëti do të pushohet nga puna.
Disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të mbrojtjes kanë shprehur shqetësimin se ka frikë brenda zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes se mund të shkarkohen në çdo moment sepse mund të konsiderohen se janë jo mjaftueshëm besnikë ndaj presidentit Donald Trump.
Haugh nuk ishte i përfshirë në bisedën në grup në aplikacionin “Signal” që u bë publike së fundmi, ku Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe zyrtarë të tjerë të lartë diskutuan një operacion të ndjeshëm ushtarak me cak Houthit në Jemen, ndërsa nuk kishin dijeni se në grupin e mesazheve ishte edhe një gazetar. Në Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve javën e kaluar Haugh pati thënë se ka rreziqe në përdorimin e këtij aplikacioni.
Agjencia për Sigurinë Kombëtare është një nga agjencitë kritike të inteligjencës më të fuqishme në SHBA.