Shkëlzen Berisha në SPAK (më në fund)

AKTUALITET


15 vjet pas shpërthimit dhe po kaq pritjeje, më në fund Shkëlzen Berisha, emri më i përmendur në skandalin ndërkombëtar të demontimit te fishekëve, është përballur sot me përgjegjësitë e tij të mundshme penale, për tragjedinë që solli 28 të vdekur në marsin e vitit 2008.

Kjo ‘vizitë’ e tij në SPAK vjen pas rihapjes së hetimeve për vrasjet në Gërdec, ku emri i tij është lakuar jo pak. Gjitashtu SPAK ka ende në proces hetimi dosjen e ‘boronicave të arta’ në fabrikën e ngritur pranë Gërdecit.


Hetimi nisi pas publikimit të faktit se djali ish-kryeministrit Sali Berisha në dhjetor të vitit 2018 kishte firmosur një kontratë blerje prej 1.8 milionë euro për disa prona, truall, tokë dhe ndërtesa në Marqinet një zonë mes Vorës dhe Gërdecit. Ndërkohë këto prona ishin të rënduar me barrë hipotekore ndaj bankave me një vlerë prej 5,4 milionë euro.

Kontrata e siguruar një vit më parë ishte një marrëveshje ligjore e firmosur nga Shkëlzen Berisha si aksioner i vetëm i shoqërisë Logal shpk.




Skip to toolbar