Shkëmbimi i territoreve, Palmer: Kjo vendoset mes Kosovës dhe Serbisë

KOSOVA


“Sfida e tanishme e Kosovës është krijimi i një qeverie, e cila do ta kthente vendin sa më shpejt në normalitet dhe do të sillte rinisjen e dialoguar me Serbinë.” Ky ka qenë mesazhi që Matthew Palmer, zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ka dhënë në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Palmer tha sfida e menjëhershme e Kosovës është krijimi i një qeverie të re sa më shpejtë të jetë  e mundur për normalizimin e situatës në vend dhe më pas kjo qeveri të riniste dialogun. Palmer përsëri qëndrimin që SHBA ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe, që të pezullohej taksa 100 % e mallrave që vijnë nga Serbia, taks e mbrojtur me forcë nga Haradinaj.

“Mendoj se ajo që është nevojshme tani është krijimi i një qeverie në Kosovë. Kjo është sfida e menjëhershme. Ne duam që Kosova të fillojë përpjekjet për formimin e një qeverie sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne do të dëshironim që ajo qeveri pastaj t’i kthehet sa më shpejt dialogut, përfshirë pezullimin e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ne shpresojmë që kjo të fillojë së shpejti.” – tha Palmer


Për sa i përket një shkëmbimi të mundshëm të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, Palmer nuk u shpreh kundër kësaj nëse kjo gjë do të arrihej mes palëve. Gjithçka duhet të arrihet me marrëveshjen mes dy palëve tha Palmer dhe të sigurohen që marrëveshjet  të jenë gjithëpërfshirëse për normalizimin e  marrëdhënieve dhe jo vetëm të fokusohen në harta e territore. Palmer tha se asnjë palë nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk e dëshiron.

Ne tani jemi të përqendruar te rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve. Me t’u kthyer në tryezë, sigurisht është pastaj çështja se për çfarë do të negociojnë. Dhe i takon në të vërtetë vetë palëve të përcaktojnë se cilat janë parametrat e asaj që do të negociohet. Asnjëra nga palët nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk mund ta bëjë. Por ne do të dëshironim që negociatorët të negocionin me vullnet të mirë për një marrëveshje që mund të çojë në njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe në një rrugë drejt Evropës. Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin ose diktojnë se cila do të jetë sfera e negociatave. Çdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë gjithëpërfshirëse, do të ketë komponentë politike, të sigurisë, ekonomike, tregtare, kulturore, për shembull kur është fjala për pronën e kishës ortodokse në Kosovë. Pra, unë mendoj se përqendrimi vetëm te hartat dhe territoret e zhvendos mjaft vëmendjen nga domethënia e vërtetë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin. Përkufizimi i normalizimit është përgjegjësi e palëve. Dhe ato mund ta bëjnë këtë vetëm në tryezën e dialogut.” –tha Palmer

Shkëmbimi i territoreve dhe taksa e vendosur ndaj produkteve serbe ka qenë një çështje e nxehtë debati në Kosovë, mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Thaçi. Haradinaj është shprehur gjithmonë kundër shkëmbimit të territoreve si dhe heqjes së taksës. Në daljet e tij  për mediat, Haradinaj ka thënë se ndërkombëtarët duhet të ndalin presionin për të hequr taksën, pasi kjo gjë nuk ka për të ndodhur deri sa Serbia të njoh Kosovës. Të njëjtin qëndrim Haradinaj e mbajti deri në fund edhe gjatë dorëheqjen së tij, i cili tha prerë “Taksa nuk hiqet”.

Lexoni këtu intervistën e plotë të Matthew Palmer .




Skip to toolbar