Dëbimi i diplomatëve iranianë dhe “Zgjedhorja”, Yuri Kim takohet me Matthew Palmer

Ambasasdorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim, në pritje të marrjes zyrtare të detyrës në Tiranë, u takua me të dërguarin e DASH për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer. Sipas një njoftimi zyrtar të Ambasdës së SHBA në Tiranë, takimi është zhvilluar për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku fokusi ka qenë dëbimi i dy diplomatëve iranianë nga Tirana dhe tryeza e përbashkët e partive politike për hartimin e reformës zgjedhore.

“ZëvendësNdihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. SHBA krah Shqipërisë”, përfundon njoftimi i ambasadës.

Një ditë më parë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se kishte shpallur “non grata” dy diplomatë të ambasadës së Iranit në Tiranë. Ata dyshohet se kanë pasur lidhje me ish-komandantin e forcave “QUDS”, Kasem Sulejmani, që u vra në fillim të muajit janar nga forcat amerikane në Irak. Ndërkohë, dy ditë më parë, në një hap të papritur, katër palët politike kryesore në vend, u ulën së bashku për të diskutuar hartimin e ndryshimeve zgjedhore në Kodin Elektoral, duke dhënë sinjale të rëndësishme për zgjidhjen e krizës politike në vend. /Realstory.al/

SHBA masakron BE: I hapët rrugën Rusisë në Ballkan

SHBA kritikon ashpër vendet e Bashkimit Europian që dolën kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në raportimin përpara Komitetit të Punëve të Jashtëme në Senat, i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, shprehet se mosveprimi i Këshillit Europian lumturoi Rusinë dhe Kinën.

“Mosveprimi i Këshillit Evropian javën e kaluar rrezikon besueshmërinë e BE jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në të gjithë Evropën dhe globalisht. Duke mos njohur në mënyrë të qartë arritjet e bëra nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe vazhdimi i ngecjes së zgjerimit, Këshilli Europian u dërgoi një sinjal negativ aspirantëve të tjerë, se dera për në Evropë është e mbyllur”.

“Ai gjithashtu dobëson argumentet që pohojnë dobinë e miratimit të reformave të vështira dhe bërjen e kompromiseve të guximshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet rajonale dhe promovimin e paqes dhe zhvillimit demokratik. Më në fund, krijon një boshllëk udhëheqës që Rusia, Kina dhe të tjerët janë më shumë se të lumtur për të mbushur”, tha Palmer.  

Mathew Palmer shtoi se ky mosveprim i Këshillit Europian për të njohur progresin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është zhgënjyes për Shtetet e Bashkaura të Amerikës.

“Jemi zhgënjyer thellësisht nga dështimi i vendeve anëtare të BE-së për të aprovuar hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë javën e kaluar në Bruksel. Edhe pse ne nuk jemi anëtarë të BE-së, ne jemi dakord me vlerësimin e Komisionit Evropian më 29 maj se të dy vendet kanë bërë përparim të rëndësishëm të reformave, duke përmbushur kushtet e Këshillit Evropian dhe duke krijuar një themel të fortë për të vazhduar reformat gjatë hapjes dhe mbylljes së kapitujve të acquis”, thotë Palmer./Realstory.al/

Palmer: Reforma në drejtësi pastroi gjyqësorin. U dënua Shullazi e Balili

Mathew Palmer raportoi të mërkurën përpara Senatit në SHBA për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. I Dërguari i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit, tregoi mes të tjerash, edhe zhvillimet në Shqipëri. Realstory.al siguroi raportin e Senatit, ku Palmer flet për zhvillimet në vendin tonë. Një nga temat kryesore ishte zbatimi i Reformës në Drejtësi. Mathew Palmer e cilësoi përpara Senatit Amerikan këtë reformë, si një hap të jashtëzakonshëm për të çrrënjosur korrupsionin endemik në sistemin e drejtësisë.

“Aleati jonë në NATO, Shqipëria, ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në rrugën e reformave duke zbatuar reformën gjyqësore për të çrrënjosur korrupsionin endemik. Reforma kërkon verifikimin e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuritë e pashpjegueshme dhe lidhjet me krimin e organizuar”, tha ndër të tjera Palmer. Më tej ai tregoi para Senatit amerikan, se nga 143 gjykatës dhe prokurorë të thirrur në Vetting, vetëm 43% e tyre kaluan këtë proces.

“Vetëm 43% e 143 juristëve të verifikuar deri më tani kanë kaluar Vettingun, duke konfirmuar lidhjet e sistemit të vjetër të drejtësisë me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Shqipëria krijoi gjithashtu dy organe të reja për mbikëqyrjen e gjyqësorit, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilët emërojnë dhe qeverisin gjyqtarët dhe prokurorët. Vendi tani është në prag të krijimit të një njësie të re të pavarur antikorrupsion SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, puna e tyre do të jetë të hetojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e zyrtarëve të lartë”, shprehet Palmer.

Ai nuk la pa theksuar edhe dy arrestimet e bujshme në vendin tonë, Klement Balilin dhe Emiljano Shullazin. “Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të goditur bosët e paprekshëm të krimit të organizuar, siç dëshmohet me dënimin e “mbretit të drogës” me profil të lartë Klement Balili dhe shefi famëkeq i krimit Emiljano Shullazi”, thotë ndër të tjera Palmer në lidhje me Shqipërinë. /Realstory.al/

Palmer tërhiqet nga vizita në Beograd

Mathew Palmer, i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, nuk do të marrë pjesë në Forumin e 9-të të Sigurisë në Beograd. Palmer ka anuluar pjesëmarrjen e tij një ditë para mbajtjes së forumin, për arsye të panjohura.

SHBA emëroi Palmer si të dërguarin e posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor duke dhënë një sinjal se roli i saj në rajon do të jetë më aktiv dhe vendimmarrës. Gjithashtu disa javë më vonë, SHBA emëroi edhe të dërguarin e saj për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell, i cili do të luaj rolin e ndërmjetësuesit që më parë është mbajtur vetëm nga BE.

Pas marrjes së detyrës së re, Grenell zhvilloi një takim me presidentin Vuçiç, ku sipas mediave serbe, raportohet që t’i këtë kërkuar Serbisë në mënyrë të prerë të njoh pavarësinë e Kosovës.

Reforma Zgjedhore, Palmer ultimatum: Opozita të ulet në dialog

Mathew Palmer, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka bërë thirrje që opozita dhe mazhoranca të ulen në tryezën e dialogut. Thirrja e Palmer duket si një ultimatum për opozitën, e cila mban ende një qëndrim të ftohtë edhe pas ftesës së kryeministrit Rama për ulje në dialog. Palmer ka kërkuar që palët të angazhohen në një dialog konstruktiv në lidhje me reformën zgjedhore për të plotësuar të gjitha rekomandimet e OSBE-së duke iu kujtuar se SHBA mbështet çdo qeveri të dal nga zgjedhjet demokratike. “Për SHBA nuk ka fitues apo humbës në lojën politike” tha Plamer, pasi ne “bashkëpunojmë me të gjitha qeveritë që dalin përmes një procesi zgjedhor demokratik” dhe për këtë inkurajohet që të nis sa më parë dialogu.

Ne do të donim që ngërçi i tanishëm politik në Shqipëri të zgjidhej. Ne kemi një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë aktuale të Shqipërisë ashtu siç kemi pasur një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë e mëparshme. Shtetet e Bashkuara nuk zgjedhin fitues dhe humbës në lojën politike, askund, dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku jam duke u përpjekur të bëj punën time. Ne punojmë me qeveritë që dalin përmes zgjedhjeve demokratike. “ tha Palmer për Zërin e Amerikës.

Thirrja e Palmer duket si një ultimatum për opozitën që të angazhohet në reformën zgjedhore dhe të nisin dialogun për zgjidhjen e ngërçit politik, ndërsa për çdo mosmarrëveshje të lidhur në sferën politike duhet të presin krijimin e gjykatës kushtetuese. Në këtë mënyrë Palmer ka konfirmuar qëndrimin e SHBA-ve se kriza politike duhet të zgjidhet brenda vendit dhe se amerikanët nuk ndërhyjnë.

Ne i kuptojmë dëshirat e opozitës për të parë zbatimin e reformave dhe e mbështesim qëllimin e reformave. OSBE-ja ka bërë rekomandime shumë specifike në lidhje me reformën zgjedhore në Shqipëri. Ne do të dëshironim të shihnim një dialog midis qeverisë dhe opozitës për këto reforma, dhe, kur kjo marrëveshje të arrihet, do të dëshironim që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen mbi këtë bazë. Ndërkohë, është e rëndësishme që Shqipëria të krijojë një Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që ajo të gjykojë mosmarrëveshjet që do të lindnin në sferën politike.” – tha Palmer, i cili konfirmoi edhe një herë se marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta dhe të  qëndrueshme.

Gjatë të mërkurës Kryeministri Rama ka ftuar opozitën jashtë Kuvendit të bashkohej në tryezën e Reformës Zgjedhore, por që mori një përgjigje të ftohtë nga Basha i cili u shpreh se nuk ishte ajo që solli krizën dhe se një tryezë e tillë nuk mund të mendohet të drejtohet nga Damian Gjiknuri. Edhe pse nuk e refuzoi dialogun duket se Basha vendosi një kusht të ri “Damian largohu’.  Gjithashtu edhe aleatët prej kohësh i kanë bërë presion publikisht që opozita të ulet në një tryezë dialogu me Ramën për ndryshimin e sistemit elektoral në vend, gjë që mesa duket e duan edhe vetë ndërkombëtarët.

Palmer e thotë prerë: Shqipëria në BE, prioritet i SHBA

Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka zhvilluar një vizitë në Malin e Zi. Ai ka takuar, në shtetin fqinj të Shqipërisë, disa zyrtarë të lartë të vendit, përfshi presidentin Milo Gjukanoviç dhe Kryeministrin Dushko Markoviç. Palmer ka folur për zhvillimet në rajon me drejtuesit më të lartë të shtetit malazez, ndërsa fokusi kryesor i bisedimeve ka qenë anëtarësimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Ndërkohë, në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga Presidenti i Malit të Zi, është zbuluar edhe një nga objektivat kryesor të Palmer si përfaqësues i posaçëm i SHBA në Rajon.

Sipas deklartës së shpërndarë nga zyra e shtypit e Presidentit të Malit të Zi, mësohet se Mathew Palmer i ka konfirmuar Milo Gjukanoviç, se përparësi e tij në rajon, është mbështetja për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. “Palmer shprehu kënaqësinë e tij për takimin, duke theksuar se nuk është rastësi që Mali i Zi është destinacioni i parë që viziton në fillim të mandatit të tij si përfaqësues i SHBA për Ballkanin Perëndimor. Ai informoi Presidentin (Milo Gjukanoviç) se përparësitë e misionit të tij janë: inkurajimi i hapjes së negociatave të pranimit në BE për Tiranën dhe Shkupin, kthimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe kërkimin e zgjidhjeve për funksionalitetin e Bosnje-Hercegovinës”, mësohet të ketë thënë Palmer.

Kjo deklaratë e Përfaqësuesit të Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, është inkurajuese për Shqipërinë, e cila pret çeljen e negociatave për anëtarësim me BE në muajin tetor. Në fakt, roli i SHBA në këtë proces po konfirmohet nga dita në ditë, aq sa pas takimit që Lulzim Basha pati me zyrtarin e DASH, David Kostelancik, ka nisur të lobojë për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në fakt, roli i SHBA si ‘Partner Strategjik’ i Shqipërisë po konfirmohet nga dita në ditë, e cila tashmë duket më e angazhuar se kurrë për të mos lejuar vendin tonë të jetë preh e influencës ruse në rajon. Për këtë qëllim, pak ditë më parë, Drejtori i Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik, zhvilloi një vizitë në Shqipëri, i cili kishte mision ‘influencën ruse’ në vendin tonë. /Realstory.al/

Rikthimi i vëmendjes amerikane

Nga Mero Baze

Ankthi që kish përfshirë Ballkanin dy vitet e fundit, pas ardhjes në pushtet të Presidentit Trump, ishte se axhenda amerikane po merrej me tema të mëdha globale, të tilla si Korea, Irani apo Arabia Saudite, lufta tregëtare me Kinën, dhe disa vende evropiane dhe rajone si Ballkani, që nuk kanë interes në dukje global, po liheshin në fatin e tyre. Kjo u pa qartë në panikun që shkaktoi tentimi i bisedimeve Serbi kosovë, nën planin e këhsilltarit Bolton dhe teoritë konspriative që e rrethuan atë, duke e bërë praktikisht të parealizueshme. Dhe gjithë sulmi ishte përqëndruar në një pikë, tek fakti që tani SHBA është e pavëmendëshme për Ballkanin dhe tek kjo marrëveshje ka hyrë si elefanti në dyqanë qelqurinash.

Por më në fund ka një lajm të mirë.  Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka emëruar Mattheë Palmer, si të dërguarin e tij special në Ballkanin perëndimor. Palmer, i cili do të vazhdojë gjithashtu të mbajë pozicionin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit në Zyrën e Çështjeve Europiane dhe Aziatike, është një personazh i njohur për politikanët rajonal. Ai ishte zytrari amerikan që shpëtoi Shqipërinë nga një konflitk civil më 30 Qershor, duke mbrojtur qartë legjitimitetin e procesit dhe duke zbrapsur projektin Meta Berisha, i cili po e çonte Shqipërinë drejt gjakderdhjes. Për këtë dhe ai u akuza si agjent serb nga mediat e Berishës dhe Metës . Biles dhe nga Agim Nesho.

Palmer po ashtu është një njohës i mirë i rrethanave në të cilat po konturohet fillimi i bisedimeve Serbi Kosovë, për të zgjidhur përfundimisht çështjen e statusit të Kosovës. Fakti që SHBA ka vendsur të mbaj këmbët në Ballkan dhe të ulet këmbkryq për të zgjidhur problemet e mbetura, është një zhvillim i rëndësishëm. Në njoftimin zyrtar thuhet se “në këtë rol, zoti Palmer, do të udhëheqë përpjekjet tona për të përforcuar angazhimet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon si dhe do të përqendrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në institucionet europiane”

Kjo nënkupton që zoti Palmer do të jetë negociatori amerikan i krizës politike shqiptare, aq sa ka vendosur të përzihet SHBA në këtë krizë, dhe nxitës i Marrëveshjes Serbi Kosovë, për të çliruar të dy vendet nga stanjacioni drejt rrugës evropiane. E kuptoj dëshpërimin e atyre që e kanë etiketuar si dhëndërr të Serbisë, agjent të Sorosit, dhe etiketime të tjera që buronin nga fakti se ai shmangu gjakderdhjen më 30 Qershor, por tani është koha të mendojnë si ti tërheqin këto sulme, me qëllim që të kenë shanse të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit. Lajmi i rëndësishëm është rikthimi i vemendjes amerikane dhe jo thjesht rikthimi i zotit Palmer. Ky I fundit, e bën më serioze vemendjen amerikane dhe akomë më qesharake betejën e Berishës dhe Metës kundër tij, me akuza personale.

Shkëmbimi i territoreve, Palmer: Kjo vendoset mes Kosovës dhe Serbisë

“Sfida e tanishme e Kosovës është krijimi i një qeverie, e cila do ta kthente vendin sa më shpejt në normalitet dhe do të sillte rinisjen e dialoguar me Serbinë.” Ky ka qenë mesazhi që Matthew Palmer, zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ka dhënë në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Palmer tha sfida e menjëhershme e Kosovës është krijimi i një qeverie të re sa më shpejtë të jetë  e mundur për normalizimin e situatës në vend dhe më pas kjo qeveri të riniste dialogun. Palmer përsëri qëndrimin që SHBA ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe, që të pezullohej taksa 100 % e mallrave që vijnë nga Serbia, taks e mbrojtur me forcë nga Haradinaj.

“Mendoj se ajo që është nevojshme tani është krijimi i një qeverie në Kosovë. Kjo është sfida e menjëhershme. Ne duam që Kosova të fillojë përpjekjet për formimin e një qeverie sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne do të dëshironim që ajo qeveri pastaj t’i kthehet sa më shpejt dialogut, përfshirë pezullimin e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ne shpresojmë që kjo të fillojë së shpejti.” – tha Palmer

Për sa i përket një shkëmbimi të mundshëm të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, Palmer nuk u shpreh kundër kësaj nëse kjo gjë do të arrihej mes palëve. Gjithçka duhet të arrihet me marrëveshjen mes dy palëve tha Palmer dhe të sigurohen që marrëveshjet  të jenë gjithëpërfshirëse për normalizimin e  marrëdhënieve dhe jo vetëm të fokusohen në harta e territore. Palmer tha se asnjë palë nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk e dëshiron.

Ne tani jemi të përqendruar te rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve. Me t’u kthyer në tryezë, sigurisht është pastaj çështja se për çfarë do të negociojnë. Dhe i takon në të vërtetë vetë palëve të përcaktojnë se cilat janë parametrat e asaj që do të negociohet. Asnjëra nga palët nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk mund ta bëjë. Por ne do të dëshironim që negociatorët të negocionin me vullnet të mirë për një marrëveshje që mund të çojë në njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe në një rrugë drejt Evropës. Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin ose diktojnë se cila do të jetë sfera e negociatave. Çdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë gjithëpërfshirëse, do të ketë komponentë politike, të sigurisë, ekonomike, tregtare, kulturore, për shembull kur është fjala për pronën e kishës ortodokse në Kosovë. Pra, unë mendoj se përqendrimi vetëm te hartat dhe territoret e zhvendos mjaft vëmendjen nga domethënia e vërtetë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin. Përkufizimi i normalizimit është përgjegjësi e palëve. Dhe ato mund ta bëjnë këtë vetëm në tryezën e dialogut.” –tha Palmer

Shkëmbimi i territoreve dhe taksa e vendosur ndaj produkteve serbe ka qenë një çështje e nxehtë debati në Kosovë, mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Thaçi. Haradinaj është shprehur gjithmonë kundër shkëmbimit të territoreve si dhe heqjes së taksës. Në daljet e tij  për mediat, Haradinaj ka thënë se ndërkombëtarët duhet të ndalin presionin për të hequr taksën, pasi kjo gjë nuk ka për të ndodhur deri sa Serbia të njoh Kosovës. Të njëjtin qëndrim Haradinaj e mbajti deri në fund edhe gjatë dorëheqjen së tij, i cili tha prerë “Taksa nuk hiqet”.

Lexoni këtu intervistën e plotë të Matthew Palmer .

Mathew Palmer: PD-LSI, nëse pengojnë zgjedhjet, përjashtohen nga marrëdhëniet me SHBA!

Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Përtej kësaj nuk mund të komentoj për situata hipotetike. Por, po; absolutisht është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës që, në këto rrethana, t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre se dhuna është një mjet i papranueshëm”, është kjo deklarata e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer që bën për Zërin e Amerikës, në rast se PD dhe LSI do të kryejnë akte dhune në 30 qershor. Atë që Realstory.al e paralajmëroi të premten paradite, se SHBA-ja do ti konsideronte organizata konspiracioniste kundër saj partitët shqiptare që do të ndërmerrnin akte dhune dhe pengim të zgjedhjeve më 30 qershor, e konfirmon Mathew Palmer në intervistën e tij. Ai gjithashtu ua bëri të qartë liderëve të opozitës, se dhuna nuk do të pranohet në asnjë mënyrë.  “Po ashtu duam të dëgjojmë të njëjtën gjë nga qeveria. Është një gjë që e kemi theksuar vazhdimisht. Kushdo në Shqipëri duhet ta dëgjojë qartë, nga udhëheqësit e tyre, nga ata të cilët i mbështesin dhe presin udhëzime, ta dëgjojnë nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Është diçka që unë e kam theksuar disa herë dhe po e përsëris: dhuna është e papranueshme”, u shpreh Palmer.

Por, goditja nuk ka ardhur vetëm ndaj opozitës nga SHBA. Gjatë intervistës së tij dhënë Zërit të Amerikës, Mathew Palmer komentoi dhe dekretin e ri të Presidentit Ilir Meta për zgjedhjet e 13 tetorit. Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit u shpreh se ky dekret është “nul”, pasi këtë tagër për të gjykuar nëse zgjedhjet duhet të përsëriten ose jo e ka Gjykata Kushtetuese. “Në kushte ideale ne do të kishim dashur që në zgjedhje të merrnin pjesë si partitë e opozitës, ashtu edhe të qeverisë. Këtë ua bëmë të qartë me forcë udhëheqësve të opozitës, përpara se ata të vendosnin të bojkotonin zgjedhjet. Është për të ardhur keq që vendosën ndryshe. Por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet nuk duhen zhvilluar. Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë”.

Për SHBA-në nuk ka dyshim, zgjedhjet e ligjshme janë ato të 30 qershorit. Matheë Palmer shprehet se ato duhet të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente, ndërsa konfirmon se mungesa e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit, nuk i bën ato të paligjshme. “Është një situatë më pak se ideale, që zgjedhjet vendore të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës, por kjo nuk do të thotë që zgjedhet në vetvete nuk janë të vlefshme. Njerëzit do të kenë mundësi të dalin për të votuar, për të shprehur mendimin e tyre, askush nuk duhet t’i pengojë për këtë. Njerëzit që duan të marrin pjesë, që duan të votojnë, duhet të jenë të lirë ta bëjnë këtë. Të zgjedhurit duhet të lejohen të fillojnë detyrën dhe të qeverisin. Ne do të kemi njerëzit tanë në terren, në kuadër të misionit vëzhgues të ODIHR-it, por edhe në mënyrë të pavarur, me ekipe vëzhguesish të ambasadës, për të parë se si do të shkojnë gjerat. Ne shpresojmë që më 30 qershor gjithçka të jetë sa më qetë e paqësore”.

Intervista e plotë e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer

Zëri i Amerikës: Zoti Palmer, faleminderit për mundësinë për këtë intervistë. Le të fillojmë me lajmin e fundit. Presidenti Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve vendore, 13 tetorin. Kryeministri Rama këmbëngul për 30 qershorin. Cili është qëndrimi i Departamentit të Shtetit, a duhet të shtyhen zgjedhjet?

Mathew Palmer: Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit.

Zëri i Amerikës: Çfarë legjitimiteti do të kenë këto zgjedhje ndërsa në gjysmën e bashkive do të ketë vetëm një kandidat dhe votuesit nuk do të kenë alternativë për të zgjedhur?

Mathew Palmer: Është një situatë më pak se ideale, që zgjedhjet vendore të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës, por kjo nuk do të thotë që zgjedhet në vetvete nuk janë të vlefshme. Njerëzit do të kenë mundësi të dalin për të votuar, për të shprehur mendimin e tyre, askush nuk duhet t’i pengojë për këtë. Njerëzit që duan të marrin pjesë, që duan të votojnë, duhet të jenë të lirë ta bëjnë këtë. Të zgjedhurit duhet të lejohen të fillojnë detyrën dhe të qeverisin. Ne do të kemi njerëzit tanë në terren, në kuadër të misionit vëzhgues të ODIHR-it, por edhe në mënyrë të pavarur, me ekipe vëzhguesish të ambasadës, për të parë se si do të shkojnë gjerat. Ne shpresojmë që më 30 qershor gjithçka të jetë sa më qetë e paqësore.

Zëri i Amerikës: A jeni i shqetësuar nga mundësia e dhunës më 30 qershor?

Mathew Palmer: Absolutisht. Dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre që më 30 qershor të mos ketë dhunë, që askush të mos pengojë të drejtën e atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Protestat paqësore janë pjesë e qeverisjes demokratike. Kjo është shumë normale. Ne e pamë më 21 qershor se opozita është plotësisht e aftë të paraqesë argumentet e veta në mënyrë paqësore, në një mënyrë që përputhet me praktikat demokratike. Ne duam të shohim që edhe në 30 qershor ngjarjet të zhvillohen pa dhunë. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë këtë të qartë përkrahësve të tyre.

Zëri i Amerikës: Më parë ju keni thënë se udhëheqësit e opozitës duhet të mbajnë përgjegjësi nëse ka dhunë, se ata do të jenë personat përgjegjës për të. Ka patur njoftime në shtyp për udhëheqësit e dy partive kryesore të opozitës, PD dhe LSI-së, se në qoftë se ka përpjekje me dhunë për të bllokuar zgjedhjet e së djelës, partitë e tyre do të rrezikonin të futeshin në listën e Shteteve të Bashkuara të organizatave që janë objekt sanksionesh nga Uashingtoni. A ekziston një rrezik i tillë për to?

Mathew Palmer: Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Përtej kësaj nuk mund të komentoj për situata hipotetike. Por, po; absolutisht është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës që, në këto rrethana, t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre se dhuna është një mjet i papranueshëm. Po ashtu duam të dëgjojmë të njëjtën gjë nga qeveria. Është një gjë që e kemi theksuar vazhdimisht. Kushdo në Shqipëri duhet ta dëgjojë qartë, nga udhëheqësit e tyre, nga ata të cilët i mbështesin dhe presin udhëzime, ta dëgjojnë nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Është diçka që unë e kam theksuar disa herë dhe po e përsëris: dhuna është e papranueshme.

Zëri i Amerikës: Përpara se të shpallte datën e re, presidenti Meta u takua me përfaqësues të disa ambasadave të vendeve kryesore në Tiranë, por duket se ai nuk ftoi përfaqësues të ambasadës amerikane, ose ambasadës italiane. Në të kaluarën presidenti Meta ka bërë kritika relativisht të ashpra ndaj komunitetit ndërkombëtar duke u shprehur se “nëse dikush kërkon zgjedhje një-partiake le të vejë në Korenë e Veriut” dhe se “ai ka anuluar zgjedhjet në Shqipëri dhe jo në Amerikë, apo ndonjë vend tjetër”. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?

Mathew Palmer: Në kushte ideale ne do të kishim dashur që në zgjedhje të merrnin pjesë si partitë e opozitës, ashtu edhe të qeverisë. Këtë ua bëmë të qartë me forcë udhëheqësve të opozitës, përpara se ata të vendosnin të bojkotonin zgjedhjet. Është për të ardhur keq që vendosën ndryshe. Por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet nuk duhen zhvilluar. Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë.

Zëri i Amerikës: Zgjedhjet vendore janë vetëm shfaqja më e fundit e problemeve të thella politike të Shqipërisë. Çfarë do të ndodhë më 1 korrik? E kemi parë një situatë të tillë të përsëritet shpesh. Çfarë do të ndodhë pas 1 korrikut? Si mund të dalë Shqipëria nga ky batak?

Mathew Palmer: Janë disa gjëra që ne shpresojmë të ndodhin pas një korrikut. E para është dialogu mes qeverisë dhe udhëheqësve të partive të opozitës për reformën elektorale. Ka një projekt të reformës elektorale që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it, dhe ne duam të shohim marrëveshje për procesin e ardhshëm të reformës elektorale, që të krijonte kushtet që zgjedhjet në të ardhmen të zhvillohen duke gëzuar mbështetje nga të gjithë, në mënyrë transparente dhe me llogaridhënie. Duam që gjithë partitë të ripohojnë mbështetjen për reformën në drejtësi, që është thelbësore për aspiratat evropiane të Shqipërisë; duam të shohim formimin e institucioneve të Shqipësirë, si Gjykata Kushtetuese, që do të lejonin një funksionim të qetë të procesve demokratike të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve socialistë lenë të kuptohet se ata dyshohen për abuzim pushteti dhe mund të kenë shkelur edhe ligjet zgjedhore, duke u bërë presion votuesve. Cili është komenti juaj për këtë?

Mathew Palmer: Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze.

Zëri i Amerikës: Qeveria socialiste e kryeministrit Rama është përfshirë në disa skandale kohët e fundit, nuk dua t’i përmend ato një nga një. A mban ai përgjegjësi për gjendjen në të cilën është Shqipëria sot? Ai është në pushtet prej 6 vjetësh tashmë.

Mathew Palmer: Ka përgjegjësi të shumta, për të gjithë politikanët që të pranojnë pjesën e tyre. Por ajo për të cilën jemi të interesuar ne, është rruga drejt të ardhmes së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen jo nga aktorët ndërkombëtarë, apo nga forca të jashtme që shkojnë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo luajtur rolin e arbitrit. Ato duhet të zgjidhen nga institucionet e Shqipërisë. Shqipëria është vend i NATO-s, kandidat për në B.E., është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe ne duam që Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë të mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave politike me të cilat ndeshet vendi.

Skip to toolbar