Shkodër, plagoset me thikë 19-vjeçari. Policia: Nuk dihen ende autorët

Më të fundit


Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë nga sherri në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që policia po heton në vendin e ngjarjes për identifikimin dhe arrestimin e agresorit.

Policia e Shkodrës tha ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të së enjtes, pranë shkollës së mesme “28 Nëntori” në Shkodër dhe 10 minuta më vonë i plagosuri i identifikuar si Igli Pallosha është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.


Policia tha se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon puna  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi ende nuk dihet nëse ka qenë një person, apo disa persona që kanë marrë pjesë në sulmin e dhunshëm ndaj 19-vjeçarit me banim në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër.




Skip to toolbar