Shpallja non grata e diplomatëve në Kosovë, reagon ambasada ruse

KOSOVA


Ambasada ruse në Serbi ka reaguar në lidhje me shpalljen “non grata” të dy diplomatëve rusë nga ana e Republikës së Kosovës.

Në reagim theksohet se Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë vendimi i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore.


“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.




Skip to toolbar