Shpërndanë çertifikata pronësie, KAS rrëzon Ilirjan Celibashin

Më të fundit


Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ  rrëzoi  vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të gjobitur kreun e kadastrës së Lushnjës dhe deputetin e PS, Bujar Çela për shpërndarjen e lejeve të legalizimit si një veprimtari e ndaluar në prag të zgjedhjeve. Shpërndarja e lejeve të legalizimit nga persona politikë 4 muaj përpara zgjedhjeve, është një veprim i ndaluar me ligj. Por duket se kjo nuk e trembi socialistin Çela që në faqen e tij facebook, të postojë fotografi teksa u shpërndan banorëve të fshatrave të Lushnjës, lejet e legalizimit. Për Komisionin e Ankesave këto foto nuk provojnë se çertifikatat janë shpërndarë nga deputeti.

“Rrethanat e rastit nuk provojnë shpërndarjen e certifikatave nga deputeti, por ama krijojnë bindjen se ai ka marrë në process. Nga ana tjetër nuk rezulton e provuar që kryerja e veprimtarisë të jetë bërë në vende të hapura për publikun, në sheshe apo njësi komunitare të zonës, apo mediat të kenë shoqëruar deputetin”.-tha Rusmali.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pa të arsyeshme që t’i hiqte gjobën simbolike prej 1500 lekesh, edhe Kreut të kadastrës së Lushnjës, duke u mjaftuar vetëm me një kërkesë; në aktivitete të tilla të mos ftohen deputetë.

“KAS ka vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pranimin e ankimit të Arben Qalliut për gjobën, rrëzimin e ankimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për dënimin administrativ të deputetit Bujar Cela, si dhe ka vendosur që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve t’i kërkojë kreut të Kadastrës që deputët të mos ftohen deri në datën e zgjedhjeve në veprimtaritë rutinë. Ky vetim hyn në fuqi menjëherë”- tha Rusmali.

Ndonëse LSI kërkoi gjobë deri 9O mijë lekë, KAS jo vetëm që nuk e mori në Konsideratë këtë këkresë, por i hoqi deputetit edhe gjobën e parë.

Sipas ligjit në momentin kur del leeja e legalizimit, ajo i dërgohet qytetarit në shtëpi me postë dhe jo nëpërmjet personave të tretë

 



Skip to toolbar