Shpërthen bombola e gazit në Laç, lëndohen burrë e grua

AKTUALITET


Një bombul gazi ka shpërthyer në Laç, në lagjen numër 1 të qytetit.

Raportohet se si pasojë e shpërthimit është plagosur një çift. Bashkëshortja mësohet se ka djegie në 50 % të trupit, ndërsa është dërguar për ndihmë të specializuar në kryeqytet. Nga ana tjetër, bashkëshorti ka pësuar djegie të lehta.


Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.




Skip to toolbar