Shpërthen vullkani në Itali, shënohet viktima e parë

BOTA


Një vullkan shpërtheu ditën e mërkurën në ishullin italian Stromboli. Ishulli është mjaft i frekuentuar nga të pasurit dhe njerëzit e famshëm. Sipas medias italiane ANSA, turistët janë tmerruar sapo kanë parë hirin vullkanik lart në qiell dhe shumica janë hedhur në det nga paniku. Gurët e hedhur në ajër pas shpërthimit, kanë goditur thuajse të gjithë ishullin duke shënuar viktimën e parë , ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur. Autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve , ndërsa llava ka nisur të rrëshqasë në krateret vullkanike.

Stromboli është një ishull i vogël në Detin Mesdhe, jashtë bregut në veri të Sicilisë, dhe është një destinacion popullor turistik. Ky ishull është bërë vend i preferuar në dekadat e fundit për shtëpitë e pushimeve për të pasurit dhe të famshmit.



Skip to toolbar