Shqipëria del nga monitorimi/ Konsiderohet pa probleme në çështjet e të drejtave të njeriut

Më të fundit


Pas votimit të rëndësishëm për Kosovën, sonte në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës pritet një tjetër votim i rëndësishëm, këtë herë për Shqipërinë. Bëhet fjalë për daljen e vendit tonë nga monitorimi i këtij organizmi të rëndësishëm.

Pavarësisht se Shqipëria është anëtarësuar në Këshillin e Evropës në vitin 1995, ajo vit pas viti ka qenë nën monitorim në përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve të vendoseshin herë pas herë, në respekt të rregullave të aderimit.


Tashmë pas 29 vitesh nga anëtarësimi, Shqipëria pritet të mos jetë më një vend në monitorim. Në seancën e sotme të Asamblesë parlamentare do të ketë diskutime që në fund do të pasohen me vlerësim dhe votë për përmbushjen e detyrimeve nga ana e vendit tonë.




Skip to toolbar