“Votat reflektuan atë që prisnim”, ambasadori i Shqipërisë në KiE: Një e drejtë e munguar. Kosova duhet të ishte anëtare që në 2008

Më të fundit


Ambasadori i Shqipërisë në KiE, Dastid Koreshi deklaroi se votat e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës pro anëtarësimit të Kosovës reflektoi atë që prisnin.

Në një intervistë për “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai tha se ishte një e drejtë e munguar e Kosovës.


“Rezultati ishte i shkëlqyer por pritshmëria ishte më e lartë sepse gjatë kohës që kemi argumentuar se pse Kosova duhet të jetë pjesë e kësaj organizate kemi pasur argumente shumë…

Të gjitha argumentet që kanë dalë nga vendet skeptike nuk kanë pasaur ndonjë bazë për faktin se kjo organizatë nuk merret as me kufi, por me shtetin e të drejtës dhe demokracisë. Kështu që bazuar në këto argumente kishim dëshirë që të kishim më shumë vota, por vota reflektoi atë që prisnim sepse shumica e vendeve demokratike të kësaj organizate e kanë mbështetur fuqishëm Kosovën që në momentin e parë kur u paraqit kërkesa në maj 2022. Kjo daton më herët, përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës.

Tani kemi lobim të strukturuar dhe të mirëmenduar dhe argumente bindëse sepse po kërkojmë një të drejtë të munguar për Kosovën. Duhej të ishte anëtare që në 2008. “, tha ai.

Duke u ndalur tek vota kundër e Hungarisë, ai tha:

“Nuk ka pasur surpriza nga Hungaria. E kemi ditur që në mars 2022 kur kishim bërë një plan veprimi dhe përcaktuar të gjitha sfidat dhe qëndrimet e vendeve. Ata kanë marrëdhënie të shkëlqyer dhe urë lidhjeje me minoritetin hungarez në Serbi.”

Sa i përket eurodeputetëve grekë, ai tha:

“Fillimisht para se të vihej në votim është bërë një mbledhje me 27 mars, ku për herë të parë u shpreh komiteti politik i dosjes së Kosovës në mbrojtje të kësaj cështjeje. Aty nuk dua të përmend emra, por një përfaqësues nga deputetët grekë, që ka qasje të njëjta me Kurtin, ishte kritik ndaj gjithckaje apo që pretendohet deri tani me kushtet e famshme dhe në fund abstenoi.

Kështu që edhe kjo është dicka, një qëndrim pak i vështirë për t’u argumentuar për shkak se kur është votuar me 24 prill për kërkesën për opinion, Greqia ishte në një moment zgjedhjesh dhe mund ta kuptoni votën abstenuese.” /abcnews.al




Skip to toolbar