Shqipëria del nga monitorimi për të drejtat e njeriut/ Hasani: Angazhimi ndaj standardeve të KiE ka qenë i palëkundur

Më të fundit


Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar me 51 vota pro nga dalja e vendit tonë nga monitorimi i këtij organizmi të rëndësishëm.

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale, se angazhimi i Shqipërisë daj standardeve të KiE ka qenë i palëkundur.


“Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura”, shkruan Hasani në X.

Pavarësisht se Shqipëria është anëtarësuar në Këshillin e Evropës në vitin 1995, ajo vit pas viti ka qenë nën monitorim në përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve të vendoseshin herë pas herë, në respekt të rregullave të aderimit.

Tashmë pas 29 vitesh nga anëtarësimi, Shqipëria nuk do të jetë më një vend në monitorim./abcnews.al




Skip to toolbar