Shqipëria nis negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve

AKTUALITET


Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi pak ditë më parë se ka nisur diskutimet teknike me autoritetet greke për njohjen e pensioneve, një hap ky që do të shërbente për njohjen e viteve të punës për mijëra shtetas shqiptarë në shtetin helen.

Nëpërmjet një postimi në Facebook të premten, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka njoftoi se mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për njohjen e sigurimeve shoqërore u zhvillua me sukses.


“Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore. Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona”, shkruan Xhaçka në Facebook.




Skip to toolbar