Aksioni për katet pa leje, Çuçi zbret në Farkë: Ja pse e nisëm konfiskimet nga Tirana

AKTUALITET


Një tjetër pallat në zonën e Farkës është konfiksuar sot në kuadër të zbatimit të ligjit për konfiskimin e kateve pa leje.

I shoqëruar nga drejtoresha e IKMT, ministri I Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se nga verifikimi ka rezultuar se pallati në fjalë ka 1200 m2 jashtë lejes shtesa kati.


“Në zbatim të vendimit të qeverisë, këtij subjekti do t’I lihet dy opsione në dispozicion. Opsioni I parë është ta parablejë shtesën që është jashtë lejes me cmimin e tregut të indeksuar, dhe në rastin kur e parable këto para do të shkojnë në dispozicion të Agjencisë së Shpronësimeve, në mënyrë që të paguhen shpronësimet për qëllime publike. Opsioni I dytë ta dhurojë këtë volum ndërtimi dhe në këtë rast këto kate shkojnë në favor të entit të banesave për të akomoduar shërbimin social. Nëse nuk zgjedh asnjë opsion do të konfiskohet në bazë të ligjit për interes publik. Nëse zgjedh dy opsionet e para menjëherë nis procesi i legalizimit, dhe I gjithë objekti shkon për t’u legalizuar dhe në këtë rast shmanget edhe ndjekja penale. Në të gjitha rastet, gjoba do të paguhet” u shpreh Çuçi.

Ndër të tjera Çuçi tha se ku operacion do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, jo vetëm në Farkë. “Kemi filluar nga Tirana, sepse ka presionin më të madh të ndërtimeve, por zbatimi I ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Qëllimi është që ky fenomen të marrë fund.”- përfundoi Çuçi.




Skip to toolbar