Shqiptari aksidenton për vdekje 14-vjeçarin, babai mjek i njohur në Greqi

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Karavomylos në Greqi ku një 44 vjeçar shqiptar ka aksidentuar për vdekje një adoleshent 14 vjeçar.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes kur shqiptari në timonin e një makine, është përplasur me një grup fëmijësh që po udhëtonin me biçikleta.


44-vjeçari shqiptar i pa fëmijët me vonesë, dhe ishte e kotë përpjekja për të frenuar pasi ishte me shpejtësi të madhe.

Ai manovroi për të shmangur biçikletën e parë, por humbi kontrollin dhe goditi fort biçikletën e dytë e të tretën.

Fillimisht, fëmija 14-vjeçar u dërgua në spital i plagosur, por atje nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra.

Rastësia ishte se babai i viktimës është një mjek i njohur në Greqi. Ai nuk mundi dot ta mbante në jetë të birin. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije në mediat greke, është shoqëruar  në Komisariat, duke iu nënshtruar edhe testeve për alkool në gjak.




Skip to toolbar