Rama i vë kyçin lokalit në Dhërmi dhe paralajmëron bizneset: Çdokush do goditet

AKTUALITET


Aksioni kundër informalitetit ka prekur të mëdhenj e të vëgjel dhe po merr përpara këdo që nuk respekton ligjin dhe nuk pret kuponin tatimor. Ndryshe nga sa akuzon opozita se kjo luftë është kundër biznesit të vogël, kryeministri tregon të kundërtën. Ai shkruan të premten se të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin do të goditen me zero tolerancë, dhe të gjithë bizneset e mëdha duhet ta ngulisin fortë mirë në koke këtë e mesazh.

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane. Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën.


Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin STOP INFORMALITETIT.

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me ZeroTolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit”, shkruan Rama.

Më herët vetëm kryeministri ka postuar foto nga biznese të tjera të mëdha që janë mbyllur për shkak se nuk kanë paguar kuponin tatimor, edhe pse pronarët e tyre janë miq me Ramën.

Aksioni kundër informalitetit ka nisur prej disa javësh dhe është shtrirë në mbarë vendin.

Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane😢Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një…

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 9. August 2019



Skip to toolbar