Shqiptari kapet me 11 kg kanabis në Korfuz, në kërkim bashkëpunëtori grek

AKTUALITET


Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë grete të ishullit të Korfuzit pasi u kap me mbi 11 kg kanabis të papërpunuar.

Sipas mediave vendase, 35-vjeçari ishte banues në ishull dhe hetimet ndaj tij nisën pas disa informacioneve të marra në rrugë operative. Efektivët e Policisë së Prokurorisë së Narkotikëve pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Korfuz, gjatë operacionit të kryer lokalizuan drogën në një zonë me bimësi të dendur me shkurre në Korfuzin Qendror, jashtë Potamosit.


Shqiptari dyshohet se ka një bashkëpunëtor, një 25-vjeçar nga Korfuzi, i cili deri në këtë moment ndodhet në arrati, ndërsa ndaj tyre është ngritur një çështje penale për trafik droge.

Gjithashtu, në kontrollet e kryera në banesat e tyre, të arrestuarit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi kanabisi e papërpunuar me peshë 50 gramë, ndërsa në banesën e të bashkëakuzuarit 25-vjeçar, një sasi kokaine me peshë 15 gram dhe kanabis i papërpunuar me peshë 45 gram janë gjetur dhe konfiskuar.

Hetimet paraprake u kryen nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurisë Korfuz, ndërsa i arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Kundërvajtjes Korfuz.




Skip to toolbar