Pas betejës së gjatë me kancerin vdes Olivia Newton-John, Sandy e ‘Grease’

BOTA


Sandy e ëmbël e filmit ‘Grease’, biondja e turpshme me pulovrën ngjyrë bojëqielli dhe shiritin e zi në flokë që shndërrohet në një panterë seksi në filmin kult që e bëri të paharrueshme me John Travolta-s, ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin. Këtë e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, John Easterling, në Instagram, duke theksuar se këngëtarja dhe aktorja ka ndërruar jetë “e qetë në fermën e saj në Kaliforninë e Jugut, e rrethuar nga familja dhe miqtë”. “Olivia – shkroi ai – ka qenë një simbol i triumfit dhe shpresës për mbi 30 vjet duke ndarë rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit. Frymëzimi i saj shërues dhe përvoja me mjekësinë bimore vazhdojnë me Fondacionin Olivia Newton-John, dedikuar kërkimit mbi fitoterapinë dhe kanceri.

Në vend të luleve, familja kërkon që çdo donacion në kujtim të saj t’i bëhet @onjfoundation.” Sprova e saj filloi në vitin 1992 me kancerin e gjirit, të cilin fillimisht e kishte mundur, duke u bërë një avokate e ashpër dhe luftarake e depistimit të kancerit në gji. Në Melburn, Australi, një qendër për luftën kundër kancerit mban emrin e saj. Më pas, në vitin 2013, përsëritja e sëmundjes, gjë që e detyroi atë të shtynte një turne në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. “Frikë? Jo. Burri im është gjithmonë pranë meje, më mbështet dhe jam e bindur se do ta mposht sëmundjen, ky është qëllimi im”, shpjegoi në një intervistë kohë më parë. Në vitin 2017 u diagnostikua me kancer në shpinë, në shtyllën kurrizore. E lindur në Kembrixh në vitin 1948, pas fëmijërisë dhe adoleshencës në Australi, në 1966 Olivia Newton-John u transferua në Mbretërinë e Bashkuar ku filloi karrierën e saj në muzikë duke regjistruar këngën e saj të parë “Till you say be mine.” Në 1974 ajo u rendit e katërta në Eurovision Song Contest me këngën “Long Live Love”. Grease, muzikali më i suksesshëm në historinë e kinemasë, i dha asaj një popullaritet të madh në vitin 1978. Që atëherë ajo ka publikuar këngë të shumta hit, të cilat janë bërë numër një, në turne ndërkombëtare duke marrë edhe çmime Grammy.


Në vitin 2017 ajo bëri një turne në Shtetet e Bashkuara me albumin “Live On”, fillimisht i pezulluar për dhimbjen e shpinës të shkaktuar nga tumori. “Më pëlqen të këndoj, kjo është gjithçka që mund të bëj – tha ajo në një intervistë – Kjo është gjithçka që kam bërë që kur isha 15 vjeç, kjo është jeta ime”. Ndër hitet e saj më të mëdha, në vitin 1981, Physical, pasuar nga albumi homonim, fitues i disa disqeve ari dhe platini. Në të njëjtën kohë ajo ishte shenjtëruar me yll në Hollywood Walk of Fame.




Skip to toolbar