Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Mesohet se shkak është bërë mungesa e dy avokatëve.
Senaca e radhës pritet të mbahet me 30 nëntor në orën 10:00. Bëhet me dije se Gjykata ricaktoi avokat kryesisht, Artan Simonin.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre si edhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak.
Ka dyshime se Mediu në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona të tjerë, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin.