Shtyhet vendimi i Apelit për PD-në, grupi i Alibeajt kërkon përjashtimin e gjyqtares 

Më të fundit


Partia Demokratike do të vijojë të mbetet dyerve të gjykatave. Këtë të enjte, Gjykata e Apelit Tiranë e shtyu vendimmarrjen për ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.

Megjthëse seanca nisi në orën 09:00, u vendos që vendimarrja të shtyhet për në 17 janar të vitit 2023.



Sekretari i Përgjithshëm i PD ka depozituar kërkesë për përjashtim të gjyqtares Irida Kacerja. Sipas avokatit Rezart Kthupi, nga ana e kërkuesve është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.

Shqyrtimi i kësaj çështje në Gjykatën e Apelit edhe në rast vendimmarrje nuk do të zgjidhte asgjë sa i takon statutit të Partisë Demokratike që njihet ligjërisht.

Në rastin më të mirë për palën e Enkelejd Alibeajt, nëse gjykata do e pranoj kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit.

Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.




Skip to toolbar