Ministrja serbe: Askush nuk ia vendos Serbisë kusht Kosovën apo BE-në 

KOSOVA


Ministrja e Serbisë për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviç tha në Beograd se askush nuk po e detyron Serbinë të zgjedhë mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në prezantimin e botimit të ri të Gazetës Evropiane në Shkollën e Mesme ”Zemun”, ajo tha se është detyrë e Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën.
”Nuk ka kushte as për Kosovën, as për BE. Askush nuk po e detyron Serbinë të përcaktojë drejtimin e saj drejt Bashkimit Evropian në atë mënyrë”, tha ajo, raporton Klan Kosova.
Duke shprehur shpresën se kriza aktuale në veri të Kosovës do të përfundojë paqësisht, ajo tha se kjo krizë është në fakt një nga ”efektet e dështimit të dialogut Beograd-Prishtinë”.


Ajo shtoi gjithashtu se hapja e kapitujve të rinj në kuadër të integrimeve evropiane varet nga shumë faktorë, por se nuk rëndohet nga data por nga ajo që është bërë.

”Për ne është shumë më e rëndësishme kur të fillojmë mbylljen e kapitujve”, tha ajo dhe shtoi se shumë fusha tani janë në nivel evropian dhe se ky është më i rëndësishëm se momenti i hyrjes në union.




Skip to toolbar