“Shtyjnë ndeshjet nga COVID-19 por jo për një atak kardiak”, danezëve nuk i del e keqja me UEFA

Më të fundit


Me imazhin e buzëqeshur të Eriksen, Danimarka shpreson tashmë në një tjetër mrekulli për të qëndruar në valle në këtë “Euro2020” që startoi për ta me një dramë të vërtetë. Pas humbjes së pësuar kundër Finlandës, situata në Grupin B ndërlikohet jo pak pasi tashmë duhet të bëjnë llogaritë me favoritët, Belgjikën.

Në kampin danez më shumë se sa me fatin e kanë e me UEFA e cila vendosi që të riluhej ndeshja me Finlandën, në kushte aspak të lehta dhe që më pas solli humbjen në debutim:


“Kur ka raste me COVID-19 është e mundur që një ndeshje të zhvillohet pas 48 orëve, por kjo nuk ndodh kur bëhet fjalë për një arrest kardiak në fushë, kjo mendoj se është e gabuar”, u shpreh trajneri i përfaqësueses daneze duke shtuar: “Lojtarët dhe stafi nuk e pritën mirë ofertën e UEFA-s për të zbritur në fushë po atë ditë, ishte një situatë ekstremisht e vështirë”, theksoi Kasper Hjulmand.




Skip to toolbar