“Shtypa pa dashje gazin e motorit”, zbardhet dëshmia e të riut që shkaktoi zjarrin në karburant

AKTUALITET


24-vjeçari Miklovan Barmashi tha se kishte shtypur pa dashje gazin e motorit në momentin që po furnizohej me karburant, që sipas tij shkaktoi dhe shpërthimin. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë në zonën pranë Shkollës Teknologjike në një pikë karburanti, që fatmirësisht nuk solli të lënduar apo viktima.

Barmashi ka tentuar të shfajësohet në polici, duke thënë se e ka shtypur gazin pa dashje dhe motori ka ecur përpara dhe është përplasur me tubin e gazit.

“Me motor lëvizja vetëm nëpër lagje. Nuk bëja rrugë të gjata prandaj nuk kisha patentë. Në karburant shkova për të furnizuar motorin por se di si shtypa gazin pa dashje dhe motori eci para dhe u përplas me tubin e gazit. Kur shpërtheu gazi, ika nga frika se mos shpërthente depozita. Jam larguar drejt banesës”, ka thënë i riu.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:46 të së enjtes ku një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve mori flakë.



Skip to toolbar