“Shumë i hidhur lajmi”, Taulant Balla mesazh për ikjen e Sabit Brokajt: Drejtuesi trim socialit në përballjen me diktaturën berishiane

AKTUALITET


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një statusi në Facebook, kujton profesorin e ndjerë Sabit Brokaj që u shua mëngjesin e sotëm krejt papritur, pas një ataku kardiak.

Balla thotë se lajmi për ikjen e tij ishte shumë i hidhur, ndërsa vlerëson rolin e tij dhe kontributin e dhënë në Partinë Socialite.


STATUSI I PLOTE
Shumë i hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të Sabitit! Një drejtues trim i familjes sonë socialiste në vitet e vështira të përballjes me diktaturën berishiane, një politikan parimor e një lab i vërtetë me urtësi të rrallë, i përkushtuar gjithmonë në mbrojtje të vlerave kombetare, një profesor i madh dhe mjek i papërtuar.
U prehsh në paqe!

foto galeri



Skip to toolbar