Si do votonit nëse zgjedhjet do mbaheshin sot? Sondazhi: 43.2 për qind për PS dhe aleatët e saj, PD “garanton” vendin e tretë

Më të fundit


SHQIPËRI– Sa i përket politikës brenda në Shqipëri, Partia Socialiste për herë të parë ka kapur nivelin më të ulët të mbështetjes prej zgjedhjeve të 11 majit. 43.2%.

PD nga ana tjetër, ka një rritje minimale prej 0.3% brenda marzhit të gabimit, por sërish mbetet në nivelet e 22%, sipas sondazhit të publikuar në “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News.

Asnjëra nuk rrezikon njëra-tjetrën sado që bien, por në mes qëndron diçka e panjohur, e re, e palindur ende, një parti të re që ndonëse nuk ekziston, shqiptarët i japin mbështetje në 32%, duke rrezikuar pozitat e mazhorancës socialiste, dhe mbijetesën e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike.

Metodologjia e sondazhit

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 3%.



Skip to toolbar